Për më pak se 24 orë janë përkthyer dhe arkivuar të gjithë 401 amendamentet e VMRO-DPMNE-së, ka thënë Artan Grubi, kryetar i Komisionit për çështje evropiane.

Dje opozita kërkoi shtyrjen e seancës për shkak të amendamenteve të dorëzuara, që siç tha nevojitet kohë t’i kalojnë filtrat kuvendore që të vendosen deri te Komisioni për çështje evropiane.

Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat i kundërshton partia opozitare VMRO-DPMNE, propozohet që KSHZ-ja të zgjidhet me 61 deputetë, në vend që me dy të tretën e shumicës dhe Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të mos e shikojë propozim-ligjin. Formimi i KSHZ-së është temë e bisedimeve edhe në takimin e liderëve që duhet të vazhdojë të dielën ose të hënën.