Grubi: Jemi shumë të kënaqur me sistematizimin e administratorëve

Jemi shumë të kënaqur nga procedura e sistematizimit të administratorëve dhe problemet me disa institucione që kanë pakënaqësi ndaj këtij procesi, do të zgjidhen.

Marketing

Kështu ka premtuar sot ministri për Sistem Politik, Artan Grubi.

“Në mbledhjen e fundit të qeverisë, raportova në lidhje me ecurinë e këtij procesi. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur. Rreth 650 administratorë të shpërndarë, tashmë janë në vendet e punës, rreth 500 janë në procedurë”, tha Grubi.

Thotë se procedura shkon më ngadalë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për shkak të kontrolleve shtesë që duhet t’i kalojnë administratorët, megjithatë shton, se si aty dhe në Drejtorinë për të Ardhura Publike së shpejti do të nisin me punë administratorët e sistematizuar.

“Shpresoj se deri në fund të këtij muaji, numri do të arrijë deri në 1 mijë. Të tjerët, të cilët akoma janë në procedurë e sipër do t’i përfundojmë deri në ribalancin e buxhetit”, shtoi Grubi.

Komentoi edhe deklaratën nga Inspektorati i Tregut, ku njoftuan se kanë nevojë për punëtorë në pjesën lindore të vendit, ndërkaq administratorët që u janë dërguar, janë nga pjesa perëndimore.

“Mendoj se edhe ato do të zgjidhen. Do të thotë, nuk ka refuzim të administratorëve, por ka kërkesë për administratorë të cilët i plotësojnë nevojat e atyre institucioneve dhe zakonisht kërkojnë juristë dhe ekonomistë”, shtoi Grubi.

Marketing