GRUBI jep edhe një lajm të mirë!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot pçrmes faqes së tij zyrtare në facebook ka informuar se në seancën e sotme të Qeverisë, është vendosur që nga 1 Korriku të lejohet organizimi i dasmave edhe në hapësirat e mbyllura të restoraneve me kapacitet prej 40%, por sipas protokoleve të parapara nga organet shëndetësore dhe jo më shumë se 250 persona.

Marketing

Grubi gjithashtu ka thënë se edhe krahas këtij vendimi, qytetarët duhet që në maksimum të respektojnë masat me qëllim që të mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre.

Marketing