Grubi jep lajmin e mirë: Gjuha shqipe – obligim institucional, jo vetëm kërkesë e qytetarit

Zbatimit institucional të gjuhës shqipe i hapet edhe një shteg, kështu bën të ditur përmes një njoftimi të fundit Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

Marketing

Grubi më tej ka informuar se tashmë pasaportat, patentëshoferat dhe librezat e shoferit do të lëshohen edhe në gjuhën shqipe.

Pasaportat, patentëshoferët si dhe librezat e shoferit, sipas detyrës zyrtare, e jo me kërkesë private, do t’u lëshohen gjithë shqiptarëve edhe në shqip, dhe këtë obligim zyrtar e ka Ministria e Punëve të Brendshme. Gjuha shqipe – obligim institucional, jo vetëm kërkesë e qytetarit, ka bërë të ditur më tej në njoftimin e tij, Grubi.