Grubi: Jetën e kemi të përbashkët, ta bëjmë edhe shoqërinë të tillë

Zëvendëskryeministri i vendit Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka dhënë mesazhin e tij për Ditën ndërkombëtare të Sindromit Daun. Grubi ka shkruar se “Më shumë ngjasojmë se sa dallojmë, ndërsa jeta është e drejtë e cila i takon të gjithëve e nuk është privilegj i disave.

Marketing

Më shumë ngjasojmë se sa që dallojmë, ndërsa jeta është e drejtë e cila i takon të gjithëve e nuk është privilegj i disave. Përsosmërinë e bën barazia e të ndryshmëve e jo njëllojshmëria. Një ditë për ta shënuar kromozomin 21, një jetë për të ndërtuar shoqëri të barabartë për të gjithë. Jetën e kemi të përbashkët, ta bëjmë edhe shoqërinë të tillë, ka shkruar mes tjerave Grubi.

Marketing