Grubi: Kërkesat bullgare ndonjëherë janë absurde

epa08520649 A car heading towards Greece at the border crossing 'Evzoni' between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country's planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sonte ka qenë i ftuar në emisionin ‘Vetëm Intervistë’ në Kanal 5 ku ka folur mbi shumë çështje të rëndësishme në vend.

Marketing

“Shumë komisioner janë ndëruar dhe janë dhënë disa rekomandime por ne ende nuk kemi arritur që të nisim bisedimet me BE-në edhe përkundër kompromiseve të mëdha që kemi bërë. Nuk kemi çfarë të japim më shumë, unë isha deputet kur u ndryshua emri i kushtetues i shtetit dhe Kushtetuta dhe mendoj se gjithë ky kontribut duhet të gjendet në duar të tyre”, ka thënë Grubi.

Sipas Grubit vetëm Bashkimi Europian pa SHBA-të nuk mund të ketë sukses me qëllim që të realizohen premtimet e tyre. Të gjitha sukseset tona i kemi të përbashkëta.

“Kërkesat janë absurde sepse asnjë shtet nuk ka sakrifikuar më shumë se ne, kemi një marrëveshje për fqinjësi me Bullgarinë përmes së cilës u stabilizuan marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ne do të punojmë të tejkalojmë këtë çështje të hapur me Bullgarinë, por jo deri në atë shkallë që të cënojmë identitetin e bashkëqytetarëve tanë sepse ne si bashkësi më e madhe në vend e dimë se si është të të cënohen këto të drejta, ne e dimë këtë pozitë”, është shprehur Grubi.

Marketing