Grubi: Koha është për maturi dhe qetësi, të vijojmë punët në rrugën tonë euroatlantike

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Artan Grubi në profilin e tij në Facebook porositi se koha është për maturi, qetësi dhe për ti përvjelë mangët që fuqishëm të vijojnë punët në rrugën euroatlantike.

Marketing

“Koha është për maturi, qetësi dhe për ti përvjelë mangët që fuqishëm të vijojmë punët në rrugën tonë euroatlantike, reformat më se të nevojshme në drejtim të sundimit të ligjit dhe luftës së pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit, por edhe rimëkëmbjes ekonomike për të sanuar pasojat nga Kovid-19 duke themeluar institucione me përgjegjësi”, shkroi Grubi në Facebook.

BDI-ja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare fitoi 15 vende të deputetëve. Në fushatë dhe pas zgjedhjeve deri më tani si kusht për koalicionim qeveritar e vendos kërkesën për kryeministër shqiptar, ndërsa kandidatin e tyre për atë pozicion e propozojnë Naser Zyberin.

Marketing