Grubi kolegëve në Evropë: Na jepni shans

INFORMATË E SHKURTËR PËR REFORMAT E REALIZUARA TË

Marketing

KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

qershor 2016 – maj 2019

I – KRITERET POLITIKE

Kuvendi e ratifikoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bulgarisë më 15 janar 2018
Kuvendi e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë për çështjen e emrit më 22 qershor 2018,
Kuvendi e ndryshoi Kushtetutën për implementimin e ndryshimit të emrit 11 janar 2019,
Kuvendi e finalizoi pjesën legjislative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve si faktor kryesor për marrëdhënie të mira ndëretnike më 14 mars 2018,
Kuvendi e miratoi Deklaratën për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe NATO më 25.12.2017.

REFORMA NË JURISPRUDENCË

Kuvendi i miratoi ligjet vijuese nga Lista e reformës:

Ligji për masa restriktive i miratuar më më 12 2017
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë i miratuar më 28.12.2017
Ligji për shfuqizimin e Ligjit për Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritje të procedurës disiplinore për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të gjykatësit i miratuar më 01.2018,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurorin publik i miratuar më 30.01.2018,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion administrativ i miratuar më 01.2018,
Ligji për mbrojtje të përkohshme ndërkombëtare i miratuar më04.2018,
Ligji për të huajt i miratuar më 05.2018,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurorinë publike i miratuar më 30.10.2018,
Ligji për plotësimin e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve i miratuar më 01.2018,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimin e prokurorisë publike i miratuar më 30.01.2018,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë i miratuar më 08.2019,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve i miratuar më 20.02.2018,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme i miratuar më 1.2018,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për avokatin e popullit i miratuar më 02.2018,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurë penale i miratuar më 30.10.2018,
Ligji për ndryshimin e Kodit penal i miratuar më 28.12.2018,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykata i miratuar më 30.01.2019,
Ligji për konteste administrative i miratuar më 04.03.2019,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykata i miratuar më 04.03.2019,
Ligji për kundërvajtje i miratuar më 04.03.2019,
Ligji për Këshillin gjyqësor i miratuar më 16.05.2019,
Ligji për qasje të lirë nmë informata me karakter publik, i miratuar më 24.04.2019,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, i miratuar më 15.01.2018,
Ligji për ekzekutimin e sanksioneve, i miratuar më 24.04.2019
Ligji për ndihmë juridike falas, i miratuar më 16.05.2019,
Ligji për mbikëqyrje inspektuese, i miratuar më 16.05.2019
Emërimi i Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, 25.12.2017,
Tre gjykatës të ri të zgjedhur, dy të zgjedhur më 11 janar dhe një më 5 mars 2018.

III – REFORMAT NË SHËRBIMET E SIGURISË /ZBULIMIT

Kuvendi i kompletoi reformat në sektorin e sigurisë përmes miratimit të ligjeve vijuese reformuese:

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike, i miratuar më 30.01.2018,
Ligji për Agjencinë Teknike Operative (ATO), i miratuar më 12.04.2018,
Ligji për ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Teknike Operative, i miratuar më 28.02.2019,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për informata të klasifikuara, i miratuar më 30.01.2018,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme, i miratuar më 30.01.2018,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për policinë, i miratuar më 30.01.2018,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për policinë, i miratuar më 30.01.2018,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për armë, i miratuar më 21.05.2018,
Ligji për ndjekjen e komunikimeve, i miratuar më 12.04.2018,
Ligji për Agjencinë për Siguri Nacionale, i miratuar më 22.05.2019,
Ligji për koordinimin e komunitetit të sigurisë – zbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i miratuar më 22.05.2019,
Ligji për ndryshimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, i miratuar më 22.05.2019,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt, i miratuar më 22.05.2019,
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme, i miratuar më 22.05.2019.

IV – TË DREJTAT FUNDAMENTALE

Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, i miratuar më 11.03.2019.
V- LUFTA KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT TË ORGANIZUAR

Kuvendi emëroi kryetar dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në pajtim me Ligjin e ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, më 08.02.2019.
Ligji për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, i miratuar më 26.06.2018.
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici financiare, i miratuar më 24.10.2018,
Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, i miratuar më 17.01.2019,
Ligji për prokurime publike, i miratuar më 28.01.2019,
Ligji për regjistër qendror, i miratuar më 27.03.2019,
Ligji për shërbime, i miratuar më 27.03.2019,
Ligji për akciza, i miratuar më 27.05.2019.

VI- REFORMA NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës administrativë, i miratuar më 01.2018,
Ligji për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime konfidenciale, i miratuar më 14.03.2019,
Ligji për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike , i miratuar më 24.04.2019.

VII- MBROJTJA SOCIALE

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, i miratuar më 21.05.2019
Ligji për siguri sociale për persona të moshuar, i miratuar më 21.05.2019
Ligji për mbrojtje sociale, i miratuar më 21.05.2019

VIII- ZGJEDHJE

Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, i miratuar më 02.2018
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, i miratuar më 24.04.2018

Gjithashtu u mbajtën dy cikle zgjedhjesh të suksesshme dhe një referendum:

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut më 15 tetor 2017
Zgjedhjet presidenciale më 21 maj dhe më 5 maj 2019
U mbajt Referendum konsultativ me pyetjen për emrin, që u mbajt më 30 shtator 2019.

IX – PARLAMENTI

Kuvendi miratoi Kodin etik për deputetët, me rekomandim të GREKO-s më 11.06.2018 dhe
Kod për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit për sjellje etike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të Zhan Mones më 28.01.2019.
X – LIRIA E TË SHPREHURIT

Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, i miratuar më më 19.09. 2017
Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, i miratuar më më 28.12.2018
Ligji për plotësimin e Ligjit për të mirat audiovizuele, i miratuar më më 26.11.2018
Ligji për qasje të lirë në informatat me karakter publik, i miratuar më 24.04.2019.

Në emër të të gjithë deputetëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit tonë, dëshiroj t’ju falënderohem për mbështetjen tuaj të vazhdueshme në lidhje me aderimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Përcaktimi ynë për anëtarësim në BE është i qartë, e që u vërtetua edhe nga kjo përbërje e Kuvendit, me miratim të njëzëshëm të Deklaratës për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, nga ana e të gjitha partive politike.

Vendi ynë mori statusin e kandidatit në vitin 2005, ndërsa në vitin 2009, Komisioni Evropian dha rekomandim për fillimin e negociatave.

Me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin tonë dhe në Parlamentin e Greqisë, çështja për përdorimin e emrit kushtetues të vendit, fatmirësisht u mbyll me sukses. Të dyja vendet bënë me të vërtetë përpjekjet e sizifit për tejkalim të këtij kontesti bilateral. Njëkohësisht, e nënshkruam edhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Republikën e Bulgarisë, me ç’rast i vërtetuam angazhimet tona për kultivim të marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha fqinjët tanë, gjë që është parakusht për prosperitet dhe zhvillim. Përveç kësaj, vendi punoi me përkushtim në detyrat reformuese në: gjyqësi, luftën kundër korrupsionit, zbulimin dhe reformat në shërbimet e sigurisë, si dhe reformat në administratën publike, e që na u sugjeruan në Këshillin e vjetshëm të BE-së, si çështje kryesore për marrjen e datës. Për informatën tuaj të hollësishme, në shtojcë jua dorëzojmë listën e ligjeve reformuese, të cilat i miratoi Kuvendi.

Vendi, gjithashtu, mbajti edhe zgjedhje lokale shembullore në vitin 2017, referendum në vitin 2018 dhe zgjedhje presidenciale në vitin 2019.

Në fund, më lejoni të përfundoj me apel dhe lutje ndaj Jush, Parlamentit tuaj dhe Qeverisë suaj, që të na mbështetni në ëndrrën tonë evropiane, duke vërtetuar rekomandimin për marrje të datës për fillim të negociatave në Këshillin në qershor, sepse qytetarët dhe vendi ynë e meritojnë këtë. Të gjithë ne, shoqëria jonë, presim vendim pozitiv të Këshillit, si mirënjohje për përpjekjet tona të përbashkëta.

Data për ne paraqet hapje të derës së klasës, ku vazhdimisht duhet të mësojmë dhe të japim 35 provime që në fund të diplomojmë. Ju na inkurajuat në mënyrë miqësore të tregojmë burrshtetësi dhe t’i zgjidhim të gjitha çështjet tona, ashtu siç edhe vepruam, e tani ne ju inkurajojmë në mënyrë miqësore të na jepni shans neve por edhe Evropës së bashkuar.

Marketing