Grubi: Kryesia po diskuton për kongresin e katërt partiak

Kryesia Qendrore e BDI-së është mbledhur sot për të diskutuar rreth përgatitjeve për kongresin e katërt partiak, i cili, siç ka theksuar deputeti i kësaj partie, Artan Grubi, do të mbahet më 21 dhjetor.

Marketing

Grubi me këtë rast është prononcuar edhe rreth asaj se si do të mund të realizohej vetingu në vend.

Ndryshime të reja statutore dhe dokumente programore do të ketë në BDI pas Kongresit të katërt më 21 dhjetor ku edhe sot është biseduar në mbledhje të Kryesisë qendrore të partisë që është mbajtur në selinë në Reçicë të Vogël në Tetovë. Sipas parashikimeve të udhëheqësisë, konform statutit do të ketë tre trupa të ri partiak.

“Bëhet fjalë për formim të Këshillit kombëtar, Komision partiak zgjedhor e cila do të punojë çdoherë për zgjedhje në të gjitha organet e partisë. Është paraparë të ketë edhe Kongres të vazhdueshëm të cilin do ta prezantojnë një e treta e anëtarëve të deleguar nga degë të cilët do të punojnë deri në çdo Kongres dhe pas Kongresit që të jetë jetëgjatësia e BDI-së”, ka deklaruar Artan Grubi nga BDI.
Të gjitha këto dokumente do t’u jepen degëve, por edhe opinionit më të gjerë të ekspertëve.

“Dëshirojmë të dëgjojmë mendim, të gjitha informacionet e mara nga debati publik siç janë vërejtjet nga degë ose mendimi i ekspertëve të inkorporohen në Propozim- rezolutën e Kongresit të 4-të”, ka thënë Grubi.

Marketing