Grubi: Kufizimi i lëvizjes nga mesnata deri në ora 4 e mëngjesit

Në mbledhjen e sotme të qeverisë e cila është drejtuar nga Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, është vendosur për masa të reja të kufizimeve në bazë të rekomandimeve nga shtabi qendror i krizave dhe Komisioni për sëmundje infektive.

Marketing

Grubi informon se ora policore do të jetë nga mesnata deri në ora 4 të mëngjesit.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme është vendosur që objektet gastronomike të punojnë deri në ora 23:30 minuta, të rikthehen organizimit e ngjarjeve kulturore por me kufizime për pjesëmarrje ndërkaq të fillojnë me punë edhe Qendrat e fitnesit.

Lehtësimi plotësues i masave vjen pas rënies së theksuar të numrit të rasteve të reja me Kovid-19. Këto vendime të Qeverisë do të hyjnë në fuqi prej ditës së nesërme, e mërkurë 12.05.2021.

Marketing