Grubi: Kur ne e propozuam vetingun të tjerët hezitonin, tani e shohin si patjetërsi!

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, në rrjetin social Facebook, shkruan se kur BDI propozonte veting të tjerët hezitonin ndërsa tani e shohin si patjetërsi.
Grubi shton se për NATO, gjuhë, universitete, shkolla, salla, reforma dhe rroga nuk ka më çka të thuhet sepse u bënë.

Marketing

Ja edhe postimi i plot i Artan Grubit
Kur propozuam VETING të tërësishëm të politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve për të ardhë deri tek drejtësia joselektive dhe sundimi i mirëfilltë i ligjit, dy partitë maqedonase hezituan, sot e pranojnë dhe e shohin si patjetërsi.

Kur në programet tona e shkruam, premtuam, proektuam dhe realizuam Teatrin Kombëtar, Ansamblin, opozita shqiptare as që ekzistonin si parti e lërë më ta kishin paraparë në program, e sot bëjnë vrap për ti përvetësuar këto vlera kombëtare. Ndoshta edhe çmimim shtetëror “22 nëntori” e paskan bë. Me siguri edhe Ministrinë e re.

Do të bëhet këto ditë edhe kufiri Bellanoc – Stançiç me standarde evropiane. Për kufirin tjetër janë siguruar mjete, projekt dhe pëlqim nga ana jonë, nevojitet vetëm edhe pëlqimi nga Serbia.

Gjithashtu, propozuam ndryshime në ligj që administratorëve të punësuar me shkollë të mesme të cilët në ndërmjet kohë kanë përfunduar shkollimin e lartë t’ua mundësojmë të marrin rrogë sipas nivelit të arsimimit, ndërsa avancimet në institucione mos të pengohen më nga lëvizjet horizontale.
Jo çdo projekt ka ecur siç kemi e dëshiruar ose projektuar, por punët po bëhen, jo vetëm për votuesit tanë, por për të gjithë qytetarët.

Për NATO, gjuhë, universitete, shkolla, salla, reforma, rroga, etj, s’ka më çka të thuhet sepse u bënë.

Marketing