Grubi: Ligji për çmimin shtetëror “22 nëntori” na nderon

Deputeti i Bashkimit Demokratik për aintegrim, Artan Grubi, njëherit edhe propozues i ndryshimit dhe plotësimit i ligjit për çmime shtetërore që promovoi edhe një çmim shtetëror për festat kombëtare shqiptare “22 nëntori”, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Alfabetit duke theksuar këtë të arritur monumentale.

Marketing

“Një nga ligjet e miratuara në këtë mandat që na nderon dhe më bën fort krenar është ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për festat shtetërore me ç’rast, për herë të parë në këtë vend, ndahet çmimi shtetëror për një festë kombëtare siç është “22 nëntori”.

Ky ligj dhe ky çmim rrjedh nga programi jonë i vitit 2016, por zanafillën e ka në shënimet e 100 vjetorit të pavarësisë dhe flamurit kombëtar në vitin 2012 si iniciativë e Lëvizjes ZGJOHU! asokohe.

Kombi nderohet me vepra, urime të gjithëve me shpresë që edhe Tirana dhe Prishtina t’a shënojnë këtë datë siç e meriton, si vazhdimësi e Lidhjes së Prizrenit dhe lajmëtare e shpalljes së pavarësisë.” Shkruan Grubi në postimin e tij me rastin e ditës së Kongresit të Manastirit.