Me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim me qëllim rritjen e sigurisë në shtrirjen e rrjetit 5G midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës konfirmuam edhe njëherë bashkëpunimin e fuqishëm mes dy vendeve tona. Kështu ka shkruar në faqen e tij në facebook, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.

“Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-së dhe si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, implementimin e rrjetit 5G ka për qëllim ta zhvillojë në pajtim me politikat e BE-së dhe të partnerit strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Grubi.

Nënsekretari i SHBA-ve z.Keit Kraç ka përsëritur qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë se Republika e Maqedonisë së Veriut është një partner i çmuar i Amerikës dhe me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim me qëllim rritjen e sigurisë së shtrirjes së rrjetit 5G kjo gjë u dëshmua edhe njëherë.

“Bota tashmë ka kuptuar rrezikun e besimit të kësaj teknologjie në duart e shitësve të rrezikshëm. Memorandumi për rritjen e sigurisë së teknologjisë 5G e konfirmon këtë dhe rrjetet e sigurta të kësaj teknologjie do të jenë prej një rëndësie të veçantë në prosperitetin ekonomik dhe stabilitetit në rajon.

Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-së dhe me nënshkrimin e këtij memorandumi iu bashkëngjitë 27 vendeve nga gjithsej 30 vende anëtare të NATO-së si anëtare e rrjetit të pastër”, ka deklauar Kraç.

z.Kraç pas nënshkrimit të këtij memorandumi gjithashtu ka thënë se rrjetet e sigurta të teknologjisë 5G janë prej një rëndësie të veçantë për prosperitetin ekonomik dhe stabilitetin në rajon.

Publiée par Artan Grubi sur Vendredi 23 octobre 2020