Ka ardhur koha që njerëzit të mos jetojnë në ankth. Që nga vitet e 80-ta por edhe më herët gjenerata e gjenerata kanë luftuar për të drejta bazike, tash ka ardhur koha që të fillojmë dhe të jetojmë jetën. Dua të shohë një guxim të politikanëve edhe në Kosovë edhe në Sërbi, njëjtë sikur bëmë ne me Greqinë. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në Televizionin Kombëtar të Kosovës.

“Nuk ishte e lehtë, në veçanti për maqedonasit të ndryshojnë emrin, e ndryshuan emrin e shtetit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, me këtë rast u nevojit të ndryshohet Kushtetuta, nuk i kishim deputetët, u bë dramë e vërtetë për të siguruar edhe 8 deputet ekstra të opozitës maqedonase të cilët më pas u anatemuan, u sulmuan edhe fizikisht sepse votuan për ndryshimin e emrit të shtetit. Ky veprim i guximshëm na solli rezultatet të jashtëzakonshme, u bëmë anëtarë të NATO-së, po i fillojmë negociatat me BE-në, pra guximi në politik të shpaguhet” ka deklaruar Grubi.