Grubi: Më 30 shtator nuk votohet për partitë, po për ardhmërinë

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në një status të tij në Facebook thotë se vota PËR me 30 shtator nuk është votë për asnjë parti politike por për ardhmërinë dhe për fëmijët e gjithësecilit.

Marketing

“Vota PËR më 30 shtator nuk është votë për BDI, LSDM, VMRO, PDSH, LR PDSH, njëra nga lëvizjet, ose cilën do parti, por është votë PËR ardhmërinë, për fëmijët e gjithësecilit prej nesh” ka shkruar Grubi

Ndryshe gjithë partitë politike shqiptare vazhdojnë takimet me qytetarët për ti bindur se dalja masovike me 30 shtator do të vulos njëherë e përgjithmonë të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni.