Grubi: Me BDI jeni shumë të sigurt

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi pas tubimit në Çair ku dhanë llogaridhënie para qytetarëve të kësaj komune në krye me Visar Ganiun thotë se me BDI-në është sigurtë dhe asnjëher nuk do të zhgënjeheni.

Marketing

“Ne po raportojmë për ato që i thamë dhe i bëmë, për realizimin e detyrave dhe obligimeve tona para qytetarëve, në Kuvend, në Qeveri, në Komunë.

Qindra e mijëra qytetarë vijojnë të rreshtohen pas atyre që ndërtojnë e jo atyre që rrënojnë, pas atyre që ofrojnë projekte e jo urrejtje, pas atyre që zbatojnë e jo atyre që ëndërrojnë, pas atyre që sjellin parashikueshmëri e jo avanturierve, pas atyre që sjellin stabilitet e jo përçarje, pas atyre që afrojnë, jo atyre që largojnë.

Mund dhe duhet të bëjmë edhe më mirë edhe më shumë, bashkë me ju, por një gjë është e sigurtë, ne asnjëherë nuk do t’ju zhgënjejmë” ka shkruar Grubi.

Ndryshe këto takime BDI i bën para fushatës zgjedhore në çdo komunë ku udhëheq BDI-ja. Në këto takime llogaridhënie merr pjesë gjithnjë edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.