Deputeti i BDI-së, Artan Grubi i cili ka punuar më së shumti në rrugën e zgjidhes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë ka dhënë një mesazh emocionues për marrëveshjen e arritur sot në Prespë. Sipas tij e ardhmja e Maqedonisë ju takon fëmijëve të vendit.

“E ardhmja e Herës, Junës dhe Epirit si dhe e të gjithë fëmijëve të tjerë të vendit tonë është në EU
Jam shumë i lumtur që bashkë me kolegët kam mundësinë të kontribuoj për ta realizuar këtë amanet për të gjithë brezat e ardhshëm.

Dita e sotme i përkushtohet ardhmërisë.” ka shkruar Artan Grubi