Grubi: Ministria jonë është shtëpia e të gjitha komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem
politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, z. Artan Grubi sot mori pjesë
në Mbledhjen e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Kuvendin
e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në fjalimin e tij para deputetëve të pranishëm në mbledhje, mes të
tjerave Grubi foli mbi Procesin e realizimit të të drejtave të
komuniteteve si dhe integrimin e tyre në institucionet shtetërore.

“Përmirësimi i përgjithshëm i statusit të tyre është një proces permanent
që ndodh në vendin tonë. Shteti duhet të jetë i përkushtuar ndaj
komuniteteve në vend. Balansimi gjithmonë kërkon një barazi të plotë mes
tyre, si në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të cilat rregullohen me
Kushtetutë dhe ligj, ashtu edhe në detyrimet si qytetarë. Republika e
Maqedonisë së Veriut ka në funksion mekanizma Kushtetuese dhe ligjore të
cilat mbrojnë të drejtat e komuniteteve por ekzistojnë edhe institucione
përkatëse të cilat garantojnë që barazia e plotë të jetë në të gjitha
sferat e jetës, në bazë të të cilës ne bashkërisht duhet të ndërtojmë
politika moderne për të ardhmen, e me një fjalë kjo ka të bëj me të
drejtat themelore të njeriut e njëkohësisht edhe me integrimin”, theksoi
kështu Grubi.

Si ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Grubi
foli edhe mbi konceptin strategjik në të cilin bazohet ky funksionim.
“Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte momenti i kthesës së realizimit të të
drejtave të bashkësive etnike në vend. Një ndër pikat kyçe të saj ishte
edhe Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë me synim të arritjes së
barazisë së plotë në vend. Ndër vite u dëshmua se ka progres edhe në
sferën e përfaqësimit në institucione, të drejtën e arsimit, shprehjen e
identitetit dhe përdorimin e gjuhës. Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet
Bashkësive u formua në këtë frymë, që të luaj rolin e koordinatorit
nacional në nivel të Kuvendit në temat e të drejtave të bashkësive
etnike dhe të jep drejtim politik për zhvillimin e tyre. Vetë përbërja
e anëtarëve dhe strukturimi i tij reflekton përfaqësimin e bashkësive
etnike në vend”, vlerësoi mes tjerave Grubi.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka folur edhe mbi avansimin dhe
përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, duke i dhënë elementet e përfaqësimit
vertikal pasiqë përfaqësimi nuk është i plotë pa vendosjen edhe në
pozicione udhëheqëse të përfaqësueseve të bashkësive etnike.
“Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive është
në procesin e transferimit të 1349 nëpunësve administrative të punësuar
me Programin K-5 për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në 237
institucione shtetërore. Procesi i transferit është në realizim e sipër,
deri në këtë moment procesi i transferit të nëpunësve ka përfunduar për
404 nëpunës, ndërsa për të tjerët procedura është në fazë të realizimit.
Me planit vjetor të punës për vitin 2021 si dhe në bazë të Planin
Strategjik 2021-2023 ne do vazhdojmë që ta përforcojmë angazhimin tonë
në drejtim të krijimit të politikave nacionale. Një fushë e rëndësishme
në të cilën punojmë është edhe përdorimi i gjuhëve, përfshirë këtu
ndryshimet Ligjore dhe formimin e institucioneve siç janë Agjencia për
zbatimin e gjuhëve dhe Inspektorati i gjuhëve, krijimi i planit aksional
që do të përmbajë masa dhe aktivitete që ky proces të jetë edhe më i
suksesshëm, e sukseset tashmë janë evidente sepse zbatimi i gjuhës mund
të shihet si në punën e organeve të pushtetit ekzekutiv, ashtu edhe në
institucionet tjera në nivel qendror dhe lokal.

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në
kuadër të kompetencave të saj në mënyrë intensive bën ndjekjen e
përfaqësimit të drejtë dhe adekuatë në nivel vjetor, përcjellë zbatimin
e ligjeve të cilat burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, përpilon analiza,
mbledh të dhëna nga institucionet për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat,
analizon ligjet aktuale dhe përpilon ligje të reja me qëllim që kjo
ministri të shndërohet në gardian të të drejtave të të gjitha
komuniteteve, jo vetëm të atyre etnike, por edhe sociale, ekonomike,
fetare e gjinore.

“Më duhet të theksoj se për here të parë Qeveria e Republikës së
Maqedonisë së Veriut gjatë miratimit të Planit operativ për punësim
parashihet respektimi i parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat i
të gjitha kategorive shoqërore edhe në sektorin privat sa i përket
kombësisë, gjinisë, religjionit dhe racës në pajtim me standardet e
parapara nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Vazhdojmë fuqishëm të angazhohemi në përmirësimin e marrëdhënieve
ndëretnike në vend, tanimë si vend anëtarë i NATO-s dhe në pritje të
anëtarësimit në BE edhe më shumë të punojmë në ngritjen e nivelit të
respektimit të ndërsjellë në mes pjesëtarëve të komuniteteve në
shoqërinë tonë, krijimit të kushteve të barabarta për të gjithë, proces
ky i cili sjellë demokratizim edhe më të madh të vendit. Komiteti për
Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive ka rol të madh dhe me përgjegjësi në
realizimin e të drejtave të përgjithshme dhe të posaçme të komuniteteve,
përkatësisht të pjesëtarëve të komuniteteve. Poashtu ky Komitet ka rol
të madh dhe kontribut në zhvillimin e dimensionit multietnik të
shoqërisë tonë, të bashkëjetesës të të gjithë qytetarëve, e me këtë edhe
të përforcimit të demokracisë parlamentare”, vlerësoi për fund në
fjalimin e tij, Grubi.

Marketing