Grubi: Misioni im është barazia e plotë

Unë jam i nderuar t’ju shërbej si Zëvendës Kryeministri i parë në historinë e vendit tonë, pozitë kjo e dakorduar për të garantuar kohezionin e koalicionit qeveritar, koordinimin dhe zbatimin e politikave nga ana e resoreve dhe të kolektivit, por edhe për të zëvendësuar Kryeministrin në mungesën e tij.

Marketing

Këtë kohezion ndryshe, këtë atmosferë pune konstruktive, po e ndjejnë qytetarët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë që nga dita e parë. Qytetarët po e besojnë këtë hap të madh drejt barazisë së plotë e cila do të realizohet edhe në 100 ditët e fundit me zgjedhjen e Kryeministrit të parë shqiptarë me mandat të plotë politik deklaroi Grubi në konferencën e sotme për media.

Ai u shpreh se gjithë kjo, bashkë me parimin e partneritetit dhe konsensualitetit të sinqertë, e bënë këtë qeveri të qëndrueshme dhe të fuqishme, e bënë këtë Qeveri të përfaqësojë shoqërinë si tërësi.

“Si Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive bashkë edhe me bashkëpunëtorët, para vetës kemi detyrim të shenjtë dhe thelbësor që ta realizojmë agjendën për të cilën jemi obliguar para qytetarëve, duke bërë përpjekjet tona maksimale, përmes realizimit efektiv për arritje të rezultateve më të mira të mundshme” deklaroi Grubi

Ai u ndal edhe tek cështje të tjera thelbësore duke thënë se emri dhe kompetencat e ministrisë rrjedhin nga komisioni parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe synon të reflektojë shoqërinë tonë.
“Si Zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë, përgjegjës për koordinim të çështjeve dhe resorëve politik, kam për obligim që të kujdesem edhe për mbarëvajtjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si dhe për një kohezion të mirëfilltë dhe efikas në shoqërinë tonë e cila do të jetë e barabartë për të gjithë” u shpreh ai .

Grubi theksoi se në mënyrë aktive do të kontribuojmë në krijimin dhe mirëmbajtjen e politikave që zhvillojnë vlerat e shoqërisë dhe mirëbesimit ndëretnik, tolerancës, drejtësisë joselektive, mundësive të barabarta dhe komunikimit ndërkulturor.

Marketing