Grubi në konferencë për aderim të Ballkanit Perëndimor në BE

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi do të marrë pjesë në konferencë rajonale me temë: “Aderimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian – zbatimi i kritereve politike” nga ana e Qendrës për tranzicion demokratik (QTD) mbështetur nga Parlamenti i Republikës së Malit të Zi dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Serbisë nga 29 deri 31 maj 2019, në Podgoricë, Mali i Zi.

Marketing

Në konferencën rajonale do të marrin pjesë ministrat dhe përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, profesorë, ekspertë me qëllim që t’i ndajnë përvojat dhe parashikimet rajonale për sfidat dhe perspektivat e ardhshme të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit dhe temat tjera aktuale.

Marketing