Bashkimi Demokratik për Integrim nuk konteston procesin e regjistrimit. Ne edhe në mandatin e kaluar ishim PËR që të organizohet ky proces tejet i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por opozita aso kohe kërkonte që vendimi për këtë proces të votohet me konsensus. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin Top Tema në televizionin Telma.

“Jemi dëshmitar edhe unë por edhe ju. Unë isha anëtar i Komisionit Shtetëror për Regjistrim gjatë vitit 2011, bashkë me Bujar Osmanin dhe pas dorëheqjes së dy anëtarëve të tjerë dhe kur pash problemet me të cilat përballeshin regjistruesit në teren pasi që iu dha dimension politik të gjithë procesit të regjistrimit, gjithandej në botë regjistrimi i popullsisë është operacion statistikë, kurse në RMV është operacion statistikë me pasoja politike pasi që të drejtat politike të bashkësive janë të limituara me të dhëna statistikore të numrave”, deklaroi Grubi.