Grubi në takim me ambasadorin spanjoll Lorenco Sera

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, realizoi takim pune me
ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, z.Emilio Lorenco Sera.

Marketing

Sera me këtë rast ka theksuar se marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë së
Veriut dhe Spanjës do të vazhdojnë të reflektohen me përkrahjen e vendit
drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Grubi gjatë takimit me ambasadorin e Spanjës Sera njoftoi atë se pas
ndryshimeve kushtetuese dhe reformave të mëdha për vendin gjatë mandatit
të kaluar, koalicioni i tanishëm po shfaq mënyrë ndryshe të qeverisjes
me qëllim që të dëshmojë se të gjithë qytetarët janë të barabartë para
institucioneve.

Grubi gjithashtu gjatë shkëmbimit të mendimeve me ambasadorin e Spanjës
tha se Ministria Për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
do të garantojë kohezion në vend. Ai përmendi dhe rëndësinë e vetingut
ndaj të gjithë politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve.

Në fund të takimit, zëvendës kryeministri i parë z.Artan Grubi dhe
Ambasadori Lorenzo Serra shkëmbyen mendime dhe për mënyrat më efikase
dhe të nevojshme lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar me pandeminë
e shkaktuar nga COVID-19, si dhe biseduan dhe për ngjarjet politike në
vend dhe rajon. 

Marketing