Grubi në Tiranë takoi kryetarin e kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi gjatë ditës së dytë të
qëndrimit në Shqipëri, sot ka takuar kryetarin e kuvendit të Republikës
së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi.

Marketing

Grubi dhe Ruçi biseduan për ngjarjet aktuale në të dy vendet, si dhe për
aktivitetet e parashikuara në periudhën që vijon në rrugën e integrimit
Evropian ku konstatuan se duhet të përforcojnë bashkëpunimin në nivel më
të lartë.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi theksoi se Shkupi dhe Tirana kanë
marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe potencoi se Qeveria e RMV-së
sistematikisht angazhohet për politikë të fqinjësisë së mirë dhe për
integrimin sa më të shpejtë në BE.

Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se definimi i saktë i numrit të
popullsisë që jeton në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ndikojë
në zgjerimin e aksesit të zhvillimit të rajoneve në mënyrë të barabartë,
shërbime më të mira publike, ndarje proporcionale e buxhetit dhe në
përfaqësimin më të lartë institucional përfshirë këtu kryeparlamentarin
dhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.

Gjatë takimit u tha se të dy vendet fqinje ndajnë interesa të përbashkët
në shumë fusha dhe në këtë drejtim, projektet ekonomike,
infrastrukturore dhe energjetike janë me rëndësi të veçantë, siç është
ndërtimi i rrugës Qafë Thanë – Elbasan, si pjesë e Korridorit 8,
autostrada Elbasan – Dibër, si edhe lidhja hekurudhore ndërmjet dy
vendeve, projekte që janë në vijim e sipër.

Nga ana e tij, kryetari i kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi ka
theksuar se është e rëndësishme që partitë politike shqiptare në
Maqedoni të Veriut të koordinohen dhe të kenë qëndrime të unifikuara për
çështjet e përbashkëta të shqiptarëve përfshirë këtu edhe procesin e
regjistrimit të popullsisë si një projekt i rëndësisë së madhe për
shtetin dhe rajonin.

Marketing