GRUBI: Një çerdhe e re është lajm i mirë për komunën e Likovës (FOTO)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e një çerdheje të re në komunën e Likovës është një lajm i mirë.

Marketing

Sipas Grubit qeveria ka për synim ngritjen e sa më shumë çerdheve, institucione këto të rëndësishme për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.

Kapaciteti i kësaj çerdheje do të jetë 102 fëmijë, të cilët do të mund të përfitojnë një shërbim cilësor, në sajë të një investimi serioz dhe bashkëkohor.