GRUBI: Nuk dua të jam pjesë e përplasjeve politike parazgjedhore në Shqipëri për gjoja krimet në “shtëpinë e verdhë”

“Në Shqipëri po zhvillohet fushatë para elektorale dhe me këtë kanë vijuar akuzat e ndërsjella midis opozitës dhe partisë në pushtet. Pozita në Shqipëri ka ngritur dyshime se lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha dyshohet se ishte pjesë e hetimit për “shtëpinë e verdhë” derisa ai ka qenë i punësuar në UNMIK në sektorin e drejtësisë. Në ndërkohë reagimi i opozitës së atjeshme, si përgjigje për partinë në pushtet ishte që z. Basha nuk ka qenë pjesë e hetimit por kam qenë unë edhe atë si i punësuar në Tribunalin e Hagës për atë proces. E gjithë kjo amulli është pjesë e fushatës parazgjedhore në Shqipëri në të cilën unë nuk dua të jem pjesë ose të përfshihem”, ka deklaruar Grubi.

Marketing