Grubi-Nygaard: Fondi Investues Shtetëror Norvegjez mbështet Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tij
realizoi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Fondit Investues
Shtetëror Norvegjez, z.Hans Kristian Nygaard.
Grubi me këtë rast njoftoi z.Nygaard se Qeveria e Republikës së
Maqedonisë së Veriut tashmë ka marr vendim afirmativ për investimin e
kontraktuesit privat NORMAK në zonën e lirë ekonomike të Tetovës dhe
njëherësh njoftoi atë se që janë përmbushur të gjitha formalitetet nga
ana e jonë.
Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Investues Shtetëror
Norvegjez, z. Hans Kristian Nygaard informoi z.Grubi se do të angazhohet
në zonën e lirë ekonomike në Tetovë që të ketë investime tjera të reja
përmes së cilave do të hapen dhe mundësi për punësim të banorëve të atij
rajoni.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë z.Grubi iu falënderua z.Nygaard
për bashkëpunimin e mirë që ka vendi me Mbretërinë e Norvegjisë, në këtë
rast me Fondin Investues Shtetëror Norvegjez dhe për përkrahjen që vendi
merr nga Mbretëria Norvegjeze në realizimin e suksesshëm të reformave
dhe ndihmës në fushën e biznesit dhe ekonomisë.