Grubi: Pajtohem se BDI-ja, vetëm gra ka më shumë se opozita që ka njerëz në tubime

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në paraqitjen te sheshi Skenderbeu në fillim të fjalimit të tij në tubimin elektoral në Shkup ka përmendur një koment që ka lexuar në rrjetet sociale të një simpatizuesi që ka shkruar se vetëm në dy rreshtat e kuvendit të Forumit të gruas së BDI-së ka pasur numër më të madh se sa që ka opozita njerëz nëpër tubime.

Marketing

Ai ka theksuar se BDI gjatë qeverisjes së saj ka realizuar shumë projekte për shqiptarëve, andaj për këtë ai ka shprehur faleminderime për kryetarin e partisë së tij Ali Ahmeti.

“Ne jemi bashkëudhëtarë të Ali Ahmetit, dhe se fëmijët tanë do përmendin ato që janë realizuar.”, theksoi Artan Grubi.
Ai ka drejtuar kritika ndaj kandidatit shqiptar Blerim Reka, duke theksuar se çdo votë për të është votë për VMRO-DPMNE-në dhe për majorizim dhe defaktorizim i shqiptarëve.

Marketing