GRUBI: Parimi i vetëvendosjes për gjuhë dhe identitet nuk përcaktohet me traktate, por me parime të së drejtës hyjnore

“Populli shqiptar flet nji gjuhë krejt të veten që, tuj lanë mënjanë transformimet e natyrshme të elementëve të cilëve nuk i ka pshtue asnji gjuhë tjetër deri më sot, kurrfare nuk mund të unjisohet me gjuhë të tjera keltike, latine, gjermanike, sllave ose helenike, me përjashtim ku puqet me to me rranjë të bashkueme indo-gjermane. Prej këtej pra rrjedh që që të gjithë ata që e flasin këtë gjuhë, kanë një kombësi krejt më vete e krejt të ndame prej asaj të kombeve të tjera të Europës.”

Marketing

Pikërisht përmes një pjese të fjalimit të at Gjergj Fishtës të thënë gjatë vitit 1919 në Konferencën e Versajës në Paris, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi nisi sot fjalimin e tij solemn me rastin e shënimit të 22 nëntorit, ditës së Kongresit të Manastirit dhe të alfabetit të gjuhës shqipe.

Marketing