Vendim skandaloz i gjykatës që dëshmon aplikimin e drejtësisë selektive në vend në vazhdimësi. Kështu shkruan deputeti i BDI-së, Artan Grubi, ndërsa e komenton vendimin e sot, ku Gjykata e Kumanovës solli gjykim të njëjtë për vrasësin e Almit të vogël nga Kumanova.

“Vendim skandaloz i gjykatës që dëshmon aplikimin e drejtësisë selektive në vend në vazhdimësi. Drejtësia selektive është e papranueshme dhe prandaj nevojitet veting i menjëhershëm për ta ndërprerë këtë praktikë diskriminuese dhe selektive në gjykata”, shkruan Grubi.