Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka folur më tej edhe mbi premtimet e Bashkimit Demokratik për Integrim, duke thënë se si parti ka realizuar të gjithë premtimet e bëra në këto vite sa është në pushtet.

“Dua të them se BDI nuk ka premtime boshe dhe i realizon ato që të gjitha, kthehuni pas prej 2002 deri tash atë që ka thënë Ahmeti e ka realizuar, e kujtoj kur e kemi bërë Talatin kryetar Parlamenti, ishim bashkë në sallë dhe kishte situatë të pakëndëshme, dhe nëse pyesni qytetarët ai e udhëheq Parlamentin në mënyrën më të mirë të mundëshme, sa i përket kryeministit shqiptar kemi pasur platformë pse ky vend mos ketë kryeministër shqiptar dhe ka pasur reagime nga partitë tjera dhe në vend, mandatari tash kryeministër tha se do ketë kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit dhe ajo do bëhet”, tha Grubi në intervistën e tij për Tv24.

Artikulli paraprakKomuna e Çaiarit siguron hapësira shtesë për parkim
Artikulli tjetërGRUBI për TV24: Çështja me Bullgarinë të zgjidhet në frymën e Shekullit 21