GRUBI për TV24: Çështja me Bullgarinë të zgjidhet në frymën e Shekullit 21

I ftuar në emisionin debativ në Televizionin 24 i ftuar ishte Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili ka folur mbi çështjet aktuale në vend.

Marketing

Grubi është pyetur për vizitën e kryeministit Zaev në Turqi dhe bisedimet që po bëhen atje.

“Dua të përshëndes veprimet e fundit të Zaev, Osmani dhe Dimitrot dhe tentativat për të tejkaluar sfidat me Bullgarinë sepse këtë nuk e meritojnë qytetarët tanë dhe proceset integruese, delegacioni jonë sot ka pasur qasje me ideja dhe propozime të reja dhe mendoj se do i pranojnë pala bullgare edhe pse është qeveri teknike dhe nuk ka peshë poklitike që të merr vendime të mëdha por do të propozojë tek partnerët tjetër për të gjetur zgjidhje. Propozime të reja për implementimin e marrëveshjes po nuk flasim për zgjidhje të reja por si të adresojmë ato tek pala bullgare, propozimin portugal e ka pranuar Bullgaria si thikë dhe si të papritur nga ana e tyre si dhe propozimi jonë i sotëm për të adresuar shqetësimet e tyre nuk janë gjëra apsurde që të mendohet se RMV do ketë ndonjë tentim teritorial apo historik dhe se kemi ndonjë pretendime ndaj pakicës maqedonase atje që e kemi apsolvuar edhe me Marrëveshjen e Prespës dhe e treta më e rëndësishme shumë pastër e them se apsolutish kërkesa është që solidarizohemi me qytetarët tanë se dikush të vendos që qytetarët tanë kanë qenë dikush tjetër e më pas janë bërë maqedonas, nuk është e pranuar dhe mendoj se nuk duhet të jetë lëndë për bisedim, andaj mendoj se duhet të jemi në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe nuk mund të zgjidhen çështjet e sotme nëse mendojmë me shekullin e 18-19, bëj thirje tek politikanët që të mendojnë për të ardhmen dhe çështja mund të zgjidhet nëse shohim përpara si në Shekullin e 21”, ka theksuar kështu Grubi.

Marketing