Grubi për vizitë dyditore në Tiranë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë ku do të takohet me kreun shtetëror si dhe përfaqësues të partive politike.

Marketing

Siç ka njoftuar kabineti i Grubi, temë e bisedimeve në këto takime do të jetë bashkëpunimi bilateral, integrimi evropian, pandemia dhe procesi i regjistrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ditë më parë qëndroi për vizitë edhe në Prishtinë.

Siç theksohet në kumtesë, ai poashtu do të mbajë takime të ndara me përfaqësues të të gjitha bashkësive në vendin tonë gjatë javës lidhur me regjistrimin e popullsisë.

Marketing