Grubi për vizitë njëditore në Prishtinë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Prishtinë.

Marketing

Grubi do të ketë takim me liderët e partive politike, Vjosa Osmani, Enver Hoxhaj, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj.

Ai po ashtu do të ketë edhe një takim me kryetarin e shoqatës Jetimat e Ballkanit, Halil Kastrati.

Temë e bisedës në takime do të jetë procesi i Regjistrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing