Grubi përgëzon skiatorin nga Tetova për suksesin në Fis Apline World të Italisë

I vetmi përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në kampionatin botëror në ski “Fis Alpine World Ski Championship” , ishte shqiptari nga Tetova, Dardan Dehari, i cili me suksesin më të madh që ka arritur ndonjë pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut në një kampionat botëror, e mbylli garën duke u rradhitur në vendin e 31 .

Marketing

Për këtë sukses të skiatorit të parë profesionist shqiptar në RMV, ka shkruar edhe zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, përmes rrjetit social Facebook, ku e ka uruar Dardan Deharin për paraqitjet e tij të shkëlqyeshme.

“Përgëzoj skiatorin profesionist Dardan Dehari nga Tetova për paraqitjet e tij të shkëlqyeshme në kampionatin botëror “Fis Alpine World Ski Championship” që u mbajt në Itali. Dardani u radhit në pozitën e 31, një rezultat i cili nuk është arritur nga ndonjë përfaqësues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në ndonjë kampionat botëror.
Suksese të mëtejme 🎿” ka shkruar Grubi.