Grubi priti ambasadorin e Kosovës Dedaj

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot realizoi një takim
pune me ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Gjergj Dedaj.

Marketing

Grubi bashkëbisedoi me ambasadorin Dedaj për ngjarjet aktuale në vend
dhe bashkë shqyrtuan ngjarjet e rëndësishme që janë në interes të
Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

z. Grubi me këtë rast theksoi shpresën që në Republikën e Kosovës me 14
shkurt të mbahen zgjedhje te lira e demokratike dhe zgjedhje të
institucioneve në Kosovë sa më shpejtë me qëllim që të vijojë mbledhja e
përbashkët e dy qeverive tona.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për procesin e ish
drejtuesve të Republikës së Kosovës të cilët për momentin janë në Hagë.
Shpresoj që ata do të kthehen faqebardhë dhe që drejtësia çdoherë
ngadhënjen dhe del në dritë.

Me ambasadorin e Kosovës gjithashtu biseduam edhe rreth integrimit
evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut por edhe për çështjen e
hapur me Bullgarinë.

Të dy bashkë u pajtuam se procesi i regjistrimit të popullsisë në vend
është një proces i cili duhet të mbahet pasi që regjistrimi i fundit ka
ndodhur në vitin 2002. Grubi i ka thënë ambasadorit Dedaj se regjistrimi
i popullsisë i nevojitet RMV-së me qëllim të zbatimit të politikave të
barabarta dhe të drejta.

Ambasadori Dedaj gjatë këtij takim falënderoi zëvendëskryeministrin e
parë, z. Grubi për bashkëpunimin ndërqeveritar dhe përkrahjen reciproke
të institucioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës por edhe për
mbajtjen e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes dy vendeve tona, në të
gjitha fushat dhe në drejtim të perspektivës së përbashkët evropiane.

Bashkëbiseduesit, z. Grubi dhe z. Dedaj shkëmbyen mendime edhe për tema
të tjera politike në vend dhe në rajon.