Grubi: Qeveria miratoi planin për shpërndarjen e nëpunësve administrativ

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 40 të saj miratoi
planin e shpërndarjes së nëpunësve administrativ të punësuar përmes
programit K5.
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi thotë se vendimet e reja
të punës administratorëve do tu ndahen ditëve në vijim.
Grubi thotë se Ministria e Financave tashmë ka dhënë pëlqim për planin e
sistemimit të nëpunësve administrativ kurse Ministria e shoqërisë
informatike dhe administratës është angazhuar që brenda 7 (shtatë)
ditëve nga marrja e akteve për sistematizim të këtyre administratorëve,
në kuadër të kompetencave të saja të përfundojë procedurën e dhënies së
pëlqimit për vendet e punës ku do të sistemohen këta nëpunës
administrativ.
Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është e
obliguar që brenda 15 ditëve pas miratimit të Planit, të përgatisë
vendime individuale për çdo nëpunës administrativë që do të sistemohet
në organet e administratës shtetërore.
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi thotë se organet e
administratës shtetërore janë të obliguara që nëpunësit administrativ që
do t’i pranojnë, të ju mundësojnë trajnime profesionale me qëllim
përmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre.
Sipas Grubit, Agjencia e Punësimit brenda kësaj periudhe do të bëjë
ç’lajmërimin e nëpunësve administrativ nga Ministria për sistem politik
dhe të njëjtit do t’i lajmërojë në vendet e reja të punës.
Marketing