GRUBI: Qeveria nesër firmos marrëveshjen me kompaninë amerikane Bechtel për ndërtimin e korridorit 8

Nesër në Qeveri, në ora 13:00 firmoset memorandumi i mirëkuptimit me kompaninë Bechtel Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D.

Marketing

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në ora 13:30 do të mbajë dhe konferencë për shtyp ku do të jap informata më të hollësishme rreth angazhimit të kompanisë amerikane Bechtel.

Sipas Grubit pjesë e këtij projektit është ndërtimi i autostradës:

Tetovë-Gostivar

Gostivar-Kërçovë

Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë.

Marketing