Grubi: Qeveria për Strugën, realizojmë premtimet tona (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot në faqen e tij në facebook ka publikuar të dhënat se çfarë në realitet ka bërë qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për komunën e Strugës.

Marketing

Grubi përmes një videoje ka numëruar vetëm disa nga projektet që janë realizuar në këtë komunë nga koha e marrjes së mandatit nga ana e tij si zëvendëskryeministër i parë.

ARSIMI NË FOKUS TË QEVERISË

Qeveria në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Strugës, z. Ramiz Merko ka ndarë mjete financiare për rikonstruimin e shkollës “Vëllezërit Milladinov”. Ky projekt kap vlerën prej 27.000.000.00 denarëve.

Me këtë hap të qeverisë demonstrohet një qeverisje ndryshe, një qeverisje e cila në fokus ka arsimin cilësor.

SALLA E SPORTIT LADORISHTË

23,650,000,00 denar ka ndarë qeveria e RMV-së me qëllim ndërtimin e një salle sporti në fshatin Ladorisht, rrethi i Strugës. Me këtë vendim, të rinjtë, përkatësisht sportistët do të ketë një sallë që do t’i plotëson të gjitha nevojat e tyre.

INVESTIM NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Qeveria nga buxheti i vitit 2021 ka ndarë 3,500,000,00 denar me qëllim të sanimit të stacionit pompues të ujit të pijshëm në fshatin Shum nga i cili furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Strugës.

STRUGA PËRFITON NGA INVESTIMI I KOMPANISË TAV

Komunat që udhëhiqen nga shqiptarët do të përfitojnë mbi 10 milion euro nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes konfirmimit të prioriteteve për investimin e gjithsej 36 milion euro nga TAV, në pajtim me marrëveshjen për koncesion që ka kjo kompani.

https://www.facebook.com/aktuale.mk/videos/418001679424473

Në Strugë, përkatësisht në njësinë urbane UE-8 së shpejti do të nis ndërtimi i disa rrugëve dhe rrugicave, investim ky që kap vlerën prej 59,464,133,00 den.

Gjithashtu përmes investimit të TAV do të bëhet dhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në zonën UE-8 në vlerë prej 13,144,000,00 den.

QEVERIA NDIHMON NDËRMARRJET KOMUNALE NË STRUGË

Në buxhetin e vitit 2021 Qeveria gjithashtu ka ndarë edhe 2,479,500,00 denar si ndihmë për Ndërmarrjen Komunale “NP Ujësjellësi dhe Kanalizime” dhe ndihmë për ndërmarrjen komunale “NP Komunale-Strugë” në vlerë prej 2,012,000 den.

STRUGA BËHET ME SHETITORE BUZË LIQENIT

Qeveria për Komunën e Strugës këtë vit ka ndarë mjete edhe për ndërtimin e rrugës së bregut të liqenit të Ohrit. Në këtë pjesë do të ndërtohen korsi për këmbësor dhe biçikleta. Ky projekt kap vlerën prej 39,000,000,00 denarëve.

Qeveria në seancën e 41 ka rritur buxhetin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore për programin vjetor për ndërtimin, rindërtimin, rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2021.

Këtu është përfshirë dhe rinovimi dhe asfaltimi i rrugës aktuale fshati Potmoll-Strugë-Qaf Thanë.

Vazhdojmë të ndërtojmë dhe me këtë të jemi më afër njëri tjetrit.

 

Marketing