Grubi: Qeveria solli vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në 30 ditët e ardhshme në mbarë shtetin

Qeveria e miratoi vendimin e shpalljen e gjendjes së krizës në 30 ditët e ardhshme në mbarë shtetin, informoi Artan Grubi, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive.

Marketing

Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim me kriza.

Grupi i vlerësimit, i përbërë nga drejtorët e QMK, DMSH , ASK, BSP, Agjencia e Inteligjencës, Zëvendësi i shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, udhëheqësi i shërbimit të sigurisë dhe inteligjencës ushtarake, zëvendës drejtorët e QMK dhe DMSH, dhe këshilltari për sigurinë kombëtare nga Kabineti i Presidentit, mbajtën një mbledhje në të cilën për shkak të volumit të shtuar të zjarreve, rritjes së rrezikut për qytetarët dhe disa arsye të tjera, morën një vendim unanim për t’i propozuar Komitetit Drejtues (ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme, Mbrojtjes, Shëndetësisë, Transportit dhe Lidhjeve, si dhe kreun i grupit të vlerësimit) t’i propozojë Qeverisë që të marrë një vendim mbi ekzistencën e një situate krize në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rritjes së zjarreve dhe parandalimin e përhapjes së tyre për 30 ditë”, njoftoi QMK.

Marketing