GRUBI: Reagimet për idenë e punësimeve në kompanitë private, reagime ndaj Kushtetutës

Përfaqësimi i drejt dhe adekuat bazohet në kushtetutën tonë dhe këtë duhet ta respektojmë të gjithë, duke nisur nga vetë shteti por edhe të gjithë të tjerët në shoqërinë tonë. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistemi Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.
“Kur ne ndryshuam Kushtetutën në vitin 2002 në pajtim me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, u pajtuam që përfaqësimi i drejtë dhe i barabartë i komuniteteve nëpër institucione dhe në shoqëri të jetë siç ishte paraparë. Pra, çdo komunitet të ndjehet i barabartë, maqedonasit p.sh janë pakicë në Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Çair, kjo masë të zbatohet edhe për maqedonasit, por e njëjta gjë të vlejë edhe për komunitetet e tjera si romët, turqit, vllehët, serbët, boshnjakët dhe të gjitha komunitetet e tjera ku ata janë pakicë, në mënyrë që të mos segregohen në shoqëri ku një komunitet është shumicë, pra ne po flasim për një parim kushtetues.”
Marketing