Grubi: Realizuam edhe një premtim që ia dhamë diasporës

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka njoftuar qytetarët që me iniciativë të BDI-së është ndryshuar ligjin për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit që rrit limitin e pagesave qytetare nga 500€ në 3.000€.

Marketing

“Kuvendi e miratoi edhe një premtim që ia dhamë diasporës dhe ndërmarrësve vendor duke pranuar iniciativën tonë për ndryshim të ligjit për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit.

Tash, limiti i pagesave qytetare është rritur nga 500€ në 3.000€, pa patur nevojën që pagesat të bëhen nëpërmjet bankave dhe për të paguar provizione për transakcionet. “ shkruan Grubi

Marketing