Grubi: Shkalla e fundit për të arritur tek kryeministri shqiptar (VIDEO)

Përfaqësuesi i BDI Artan Grubi është i pari shqiptar në pozicionin e Zv.Kryeministrit të parë në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që shqiptarët arrijnë të marrin në parlament 34 vende.

Marketing

I përzgjedhur si një nga personazhet e vitit 2020 edhe për kontributin që ka dhënë në emisionin “Opinion” me praninë e tij, Grubi ka thënë ndër të tjera se ai nuk e kishte menduar që do të ishte në këtë pozicion.

Megjithatë ai e cilësoi këtë hap ndoshta si shkalla e fundit për të arritur tek Kryeministri shqiptar për të cilin në fakt BDI ka asipruar.

“Punuam jashtëzakonisht shumë me shtabin zgjedhor për t’i fituar këto zgjedhje dhe punuam për ta sjellë Kryeministrin e parë, jo vetëm zëvendës kryeministrin shqiptar. Dhe unë e shoh këtë pozitë , jo timen, por pozitë të cilën ka ngadhnjye zoti Ahmeti dhe shqiptarët në këtë vend, si shkalla e fundit për të arritur tek kryeministri shqiptar”, tha Grubi.    https://youtu.be/mvEvwpM4Odg?t=4

Marketing