Grubi: Shpërndarja e nëpunësve administrativ, përfundoi me sukses

Zëvendëskryeministri i parë dhje Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka deklaruar se ai është shumë i kënaqur nga suksesi i procesit të sistematizimit të nëpunësve administrativ. Grubi gjithashtu thotë se 100% e administratorëve kanë nënshkruar vendimet e tyre të reja dhe me këtë ata nisin me punë në institucionet ku dhe janë caktuar.

Marketing

Grubi thotë se 6 apo 8 nëpunës administrativë janë sistemuar në Entin Shtetëror të Statistikës dhe këta administratorë përveç ndihmës që do të japin në realizimin e procesit të regjistrimit të popullsisë gjithashtu do të kontribuojnë edhe në ngritjen e mirëbesimit të të gjitha bashkësive tek ky institucion.

“Tani me shpërndarjen e nëpunësve administrativë të punësuar përmes programit K5 ne dërguam në mënyrë shtesë administratorë që ishin të punësuar në Ministrinë për Sistem Politik në Entin Shtetëror të Statistikës pasi që kishim propozim edhe nga drejtori dhe zëvendësi i tij për punësime të reja me qëllim të rritjes së kapaciteteve të Entit Shtetëror të Statistikës. Këta administratorë përveç ndihmës që do të japin n ë realizimin e procesit të regjistrimit gjithashtu do të kontribuojnë edhe në ngritjen e mirëbesimit e të gjitha bashkësive tek ky institucion”, ka deklaruar Grubi.

Sipas Grubit vetëm dy institucione shtetërore janë ankuar për shpërndarjen e nëpunëse administrativ, por tani edhe ato kanë pranuar dhe janë në proces të harmonizimit të sistematizimit.

Marketing