Grubi: Shpresoj në dhjetor të nisim bisedimet me BE-në

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shpreson se vendi do të nis bisedimet për anëtarësim në BE në dhjetor të këtij viti.

Marketing

Edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shpreson se vendi do të nis bisedimet për anëtarësim në BE në dhjetor të këtij viti. I pyetur të komentojë deklaratat e zyrtarëve bullgarë të cilat kanë qenë kërcënuese për fillimin e bisedimeve, Grubi tha se ato deklarata nuk janë në frymën evropiane.

“Deklarata dhe politikat e tilla, i takojnë shekullit të kaluar dhe nuk kanë vend në shekullin e unifikimit, në shekullin e solidaritetit, të integrimit, në veçanti të Bashkimit Europian dhe në vlerat që Unioni kultivon. Shpresoj që çështjet mes dy vendeve tona, të mos bëhen subjekt i fushatës zgjedhore në vendin fqinj, por në frymën e fqinjësisë së mirë, t’i tejkalojmë të gjitha dallimet e në dhjetor të hapim negociatat edhe me përkrahjen e Bullgarisë.”- tha Grubi.
Marketing