Grubi: Shpresoj që vaksinat përmes programit Kovaks të arrijnë javën e parë të prillit

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, në Click Plus thotë se ka ngecje me procesin e vaksinimit, duke shpresuar që në javën e parë të prillit të realizohet vaksinimi me Kovaks.

Marketing

“Ka ngecje shumë serioze në sigurimin e vaksinës dhe unë shoh që ka vështirësi jo vetëm në vendin tonë ka vështirësi edhe në BE e cila është njëra nga temat kryesore. Në veçanti mos solidariteti i BE-së qoftë edhe me vendet anëtare dhe vendet kandidate. Gjithsesi besoj dhe jam i bindur se ngecje ka uroj që vaksinimi me Kovaks të realizohet në javën e parë të prillit dhe para Kovaksit të sigurojmë edhe ato 200 mijë dozat të cilat tashmë janë të prokuruara”, tha Grubi në Click Plus në TV21.

Marketing