Grubi: Shtëpia jonë e re! (FOTO)

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve në krye të së cilës është Zv/Kryeministri Artan Grubi sot u transferua në ndërtesën e re të qeverisë. Krahas Grubit, përurimin e objektit e bënë kryetari i Qeverisë,  Zoran Zaev, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, kryetari i kuvendit  Talat Xhaferi, dhe zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski.

Marketing

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi me këtë rast ka thënë se ky pallat 6 katesh, në vlerë prej 14 milion euro do të jetë shtëpia e re e Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Grubi nuk ka mbetur pa përmendë se kjo ministri ka trashëguar Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit i cili me 17 mars të vitit 2019, me dy të tretën e votave, gjegjësisht 80 vota PËR në kuvend u transformua në ministri.

Grubi gjithashtu ka thënë se tani më shumë se kurrë, të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të angazhohemi me qëllim që të bëjmë vendin tonë një vend më të mirë për të gjithë.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë, z. Artan Grubi me sigurimin këtij objekti për Ministrin për sistem politik është siguruar dhe funksionimi i suksesshëm i sistemit politik, gjithashtu realizimi i prioriteteve strategjike që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit dhe njëherësh koordinimi dhe harmonizimi më i mirë i funksionimit të të gjitha organeve shtetërore me qëllim respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

 

Marketing