Grubi takoi u.d kryetar i BFI-së Shaqir Fetahu: Orientimi pro-perëndimor i joni është i garantuar

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot ka takuar ushtruesin
e detyrës kryetar i Bashkësisë Fetare Islame, z.Shaqir Fetahu.
Gjatë këtij takimi Grubi i ka thënë Fetahut se Qeveria në vazhdimësi bën
përpjekje për kultivimin e harmonisë ndër-fetare në Maqedoni të Veriut
dhe që Qeveria me vëmendje trajton dhe do të vazhdojë t’i trajtojë
çështjet të cilat janë me rëndësi për Bashkësinë Fetare Islame dhe për
bashkësitë e tjera fetare në vend.
Nga ana e tij u.d kryetar i Bashkësisë fetare Islame në Republikën e
Maqedonisë së Veriut z.Shaqir Fetahu i ka thënë zëvendëskryeministrit të
parë, z.Artan Grubi se pjesëtarët e Islamit bashkëjetojnë në një harmoni
të dalluar me pjesëtarët e besimeve të tjera, duke i dhënë kështu vendit
ngjyrën e një shteti tolerant dhe të përkushtuar në zhvillimin social,
ekonomik, etj.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth aktiviteteve të Bashkësisë Fetare
Islame të RMV-së dhe takimet e tyre me organizatat simotra si dhe në
kultivimin e marrëdhënieve të mira ndër-njerëzore, ndër-fetare dhe
ndërnacionale.
Bashkëbiseduesit gjithashtu kanë këmbyer mendime lidhur me orientimin
pro-perëndimor të vendit dhe thellimin e bashkëpunimit të Qeverisë me
Bashkësinë Fetare Islame bashkë edhe me përcaktimin e Republikës së
Maqedonisë së Veriut në krijimin e një shoqërie të barabartë për të
gjithë.
Marketing