Grubi takon dhe fton edhe komunitetin serb që të regjistrohet

 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem
politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi edhe sot ka
vazhduar takimet me përfaqësues të shoqërisë civile, këtë rradhë nga
komuniteti serb në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i takimit ka qenë informimi nga afër në lidhje me procesin e
regjistrimit dhe se personalitete me ndikim të bëjnë fushatë në
ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e këtij komuniteti që të regjistrohen
si obligim e njëherit shfrytëzimi i të drejtave të komuniteteve të cilat
burojnë nga Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta e Republikës së
Maqedonisë së Veriut, sepse në këtë mënyrë vendi do të ketë pasqyrë më
të saktë të të dhënave mbi popullësinë.
Grubi në takim theksoi se shoqëria do të jetë e barabartë kur të gjithë
të angazhohemi për të drejtat e njëri tjetrit dhe se si ministri të
cilën e drejton ai do të qëndrojnë hapur për bashkëpunim me të gjitha
komunitetet.
Bashkëbiseduesit folën rreth mënyrave dhe formave mobilizuese për të
nxitur qytetarët që të regjistrohen në mërgatë dhe në vend.
Marketing