Grubi tregon se cilat ligje duhet të kalojnë para shpërbërjes së Kuvendit

Sekretari organizativ dhe njëherit deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi përmes rrjetit social të facebook-ut, ka shkruar se cilat ligje duhet të kalojnë para shpërbërjes së Kuvendit.

Marketing

Sipas tij, Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah tërësisht ligjin për prokurori publike, ligjin për këshillin e prokurorëve publik, ligjin për mbrojtje, kodin zgjedhor me korrigjimin e njësive zgjedhore si dhe Marrëveshjen e Prespës, të Ohrit dhe të fqinjësisë së mirë.

“Jemi të bindur se të gjitha këto ligje dhe vendime do të merren para shpërbërjes së kuvendit.

Zgjedhjet e parakohëshme u dakorduan konsensualisht tek Presidenti Pendarovski dhe paparashikueshmëria politike nga cila do palë është joserioze dhe e paqëndrueshme për vendin tonë”, shkruan Artan Grubi.

Marketing