Grubi u ndau vendime një pjese të nëpunësve administrativ (VIDEO)

Sot zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik, Artan Grubi një pjese të nëpunësve administrativ personalisht ua ka ndarë vendimet e punës me çka ata edhe zyrtarisht po sistemohen nëpër vendet e tyre të punës, informon GAZETA.MK

Marketing

Dje gjatë ditës së parë të ndarjes së vendimeve, 349 nëpunës administrativ i janë përgjigjur ftesës për të marr vendimet e tyre. Sot në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive vendimet e tyre i kanë marrë 330 nëpunës administrativ.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë Grubi, këta nëpunës administrativ që kanë qëndruar në shtëpi nuk janë fajtor për këtë gjë, por faji është i institucioneve një pjesë e të cilave nuk kanë pranuar të sistemojnë këta të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit, veprim ky që është absolutisht i papranueshëm.

Grubi me këtë rast administratorëve që ishin prezent në objektin e Ministrisë për Sistem Politik u ka thënë se pikërisht për ta është bërë e pamundura që të krijohet një ligj “lex specialis” vetëm e vetëm që ata mos të dëmtohen.

blob:https://www.facebook.com/74b41d80-88f7-44f0-ac9d-3484fdcb8466

Marketing